KQZ në ora 22:00 publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve
BKT
Lajme

KQZ në ora 22:00 publikon rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Medina Pasoma / RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sonte në orën 22:00 do të publikojë rezultatet preliminare nga zgjedhjet e sotme parlamentare.

“Ju njoftoj se sonte (e diel, 7 qershor 2026, ora 22:00) KQZ do të publikojë rezultatet e përmbledhura preliminare për subjektet politike të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar në facebook, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në ndërkohë KQZ gjatë gjithë kohës po përditëson të dhënat në ueb faqen e saj rezultatet nga procesi i numërimit.


MË SHUME NGA Lajme