“Liqeni i Mjellmave” së shpejti premierë në Gjakovë
Sh.G|RTKlive
Në bashkë-organizim me Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu”, Shkolla e Baletit Angels në Gjakovë do të sjellë premierën e baletit “Liqeni i Mjellmave (Swan Lake)”. Kjo vepër e njohur e repertorit botëror rrëfen një histori dashurie, sakrifice dhe triumfi të dritës mbi errësirën, e interpretuar nga balerinët e rinj të shkollës dhe artistë të ftuar.
Me koreografi nga Sead Vuniqi dhe Vlora Prizreni, premiera e kësaj shfaqje pritet të jepet me 21 qershor, nga ora 19:00, në Teatrin “Hadi Shehu” – Gjakovë.
Në këtë mbrëmje të veçantë artistike, ku eleganca e baletit dhe muzika e pavdekshme e Çajkovskit do të marrin jetë në skenë, pjesëmarrës do të jenë artistët: Elsa Resuli (Teatri i Operës, Tiranë) – Odeta, Jarmando Meci (Teatri i Operës, Tiranë) – Princi, Sead Vuniqi (Baleti Kombëtar i Kosovës) – Von Rothbart.























