17:34 / 09.06.2026
Hargreaves: Pas certifikimit, partitë të formojnë institucionet
G.Kelmendi/RTKlive
Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, partitë politike duhet të bëjnë pjesën e tyre për formimin e institucioneve.
Ai ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dhe ushtruesen e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka vizituar qendrën e numërimit të votave në Prishtinë.
“U impresionova nga përkushtimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve dhe u interesova për masat e reja të transparencës që janë vendosur”, ka thënë Hargreaves.
Ai shtoi se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, “do të jetë koha që partitë politike të bëjnë pjesën e tyre dhe të formojnë institucionet.”























