10:35 / 10.06.2026
`Hije që s`shuhen`, libri më i ri i Bujar Shalës
Sh.Çoçaj/RTKlive
"Hije që s`shuhen" është një libër historik që sjell në vëmendje ngjarje, kujtime dhe dëshmi të një periudhe që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e individëve dhe të shoqërisë.
Përmes rrëfimeve autentike dhe fakteve të dokumentuara, autori Bujar Shala ndriçon histori njerëzore të mbushura me sakrificë, qëndresë dhe përkushtim, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës kolektive.
Libri është një thirrje për të mos harruar të kaluarën dhe një dëshmi se hijet e historisë vazhdojnë të jetojnë në ndërgjegjen e brezave.
























