Janë numëruar mbi 84% të votave, këta janë kandidatët që po kryesojnë garën
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Sipas të dhënave më të fundit të datës 10 qershor, ora 23:45, janë numëruar 84.15% e votave
Rezultatet paraprake po japin një pasqyrë të qartë të kandidatëve më të votuar në katër partitë kryesore shqiptare në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje (VV)
Në krye të listës së VV-së prin Albin Kurti me 200,298 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 157,385 vota dhe Albulena Haxhiu me 91,590 vota. Në dhjetëshen e parë renditen edhe Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Në PDK kryeson Bedri Hamza me 100,093 vota, i ndjekur nga Përparim Gruda dhe Arian Tahiri. Në listën e 10 më të votuarve përfshihen gjithashtu Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mergim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Në LDK më së shumti vota ka marrë Vjosa Osmani Sadriu me 66,489 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku dhe Doarsa Kica-Xhelili. Në dhjetëshen e parë renditen edhe Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Ukë Rugova, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Në AAK prin Ardian Gjini me 35,040 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj. Në listën e 10 më të votuarve përfshihen edhe Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arber Tolaj dhe Albana Bytyqi.
Numërimi i votave po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga KQZ në ditët në vijim.























