Arrestohet i dyshuari për shpërthimin në Strellc të Epërm të Deçanit
BKT
Lajme

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin në Strellc të Epërm të Deçanit

M.Sh/RTKLive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me shpërthimin e ndodhur më 9 qershor 2026 në fshatin Strellc i Epërm, në komunën e Deçanit.

Sipas njoftimit të Policisë, Stacioni Policor në Deçan kishte pranuar informacion për një shpërthim të fuqishëm që kishte ndodhur në oborrin e një shtëpie. Menjëherë pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën dhe kanë nisur veprimet hetimore.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit. Pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, më 10 qershor 2026 është arritur të identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


MË SHUME NGA Lajme