Tre ansamble shqiptare bashkohen në koncertin `Liria na Bashkon`
BKT
Kulturë

Tre ansamble shqiptare bashkohen në koncertin `Liria na Bashkon`

Sh.G|RTKlive

Me rastin e Ditës së Çlirimit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” do të mbajë sonte koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke filluar nga ora 19:00 në Shtëpia e Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë.

Kjo mbrëmje i kushtohet trashëgimisë kulturore, historisë dhe lidhjeve të pandashme mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Në këtë koncert do të bashkohen në një skenë tre ansamble kombëtare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke sjellë këngë, valle dhe interpretime që pasqyrojnë historinë, identitetin dhe shpirtin e popullit shqiptar, që ruajnë dhe përcjellin identitetin kombëtar brez pas brezi.


MË SHUME NGA Kulturë