Abdixhiku dhe ambasadori gjerman flasin për institucionet e reja
BKT
Lajme

Abdixhiku dhe ambasadori gjerman flasin për institucionet e reja

G.K/RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror.

Po ashtu, sipas LDK-së, ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional.

"Kryetari Abdixhiku shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite në të gjitha proceset", thuhet në njoftim.  


MË SHUME NGA Lajme