Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit kanë filluar në Zvicër
Luan Qorraj / RTK
Negociatat e shumëpritura mes SHBA-së dhe Iranit kanë filluar në Zvicër. Besohet se këto negociata mund të sjellin deri te fundi i tensioneve, por Teherani zyrtar ka bërë të ditur se përsëri e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit.
Diplomatët nga Katari kanë njoftuar se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit kanë filluar në Bürgenstock të Zvicrrës, përveç Katarit negociatat i ndërmjetëson edhe Pakistani i cili, që nga fillimi i tensioneve, ka qenë ndërmjetësuesi kryesor mes Washingtonit dhe Teheranit.
Dy palët kanë thënë se qëllimi kryesor i negociatave është gjetja e mënyrave për të arritur mirëkuptim i cili do të sjell deri te paqja afagjatë në rajon por disa pengesa ende mbesin. Irani ka bërë të ditur se përsëri e ka mbyllur ngushticën e Hormuzit për shkak të veprimeve Izraelite në Liban duke vazhduar kështu të insiston se qështja e Libanit është e ndërlidhur me atë të Iranit - por Izraeli vazhdon të insiston se këto janë dy çështje të ndara dhe se nuk ka kufizime për veprimet e forcave Izraelite në Liban, posaçërisht në pjesën jugore të vendit prej ku, së tepërmi, rrezikohet territori Izraelit.
Njëkohësisht disa diplomat iranian kanë akuzuar Izraelin se po tenton të saboton marrëveshjen mes SHBA-s dhe Iranit duke shkelur armëpushime dhe duke vazhduar me sulme në Liban.























