“Netët e Filmit Slloven” vijnë në Kino Armata
Sh.G|RTKlive
Me rastin e 25 Qershorit – Ditës Kombëtare të Republikës së Sllovenisë dhe shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së saj, në Prishtinë do të organizohet aktiviteti kulturor “Netët e Filmit Slloven”.
Sipas njoftimit nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, kjo ngjarje do të mbahet në Kino Armata, ku më 25 qershor, pas pritjes zyrtare që nis në orën 18:00, do të shfaqet filmi “Njerëzit e Fshehur” (Skriti ljudje) në orën 19:00. Ndërkaq, më 26 qershor, në të njëjtën orë, publiku do të ketë mundësi të ndjekë filmin “Terapia Familjare” (Odrešitev za začetnike), i nominuar nga Sllovenia si kandidat për çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar për vitin 2024.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian/EUSR në Kosovë, Europe House Kosovo dhe Kino Armata. Organizatorët kanë ftuar publikun që të bëhet pjesë e kësaj ngjarjeje kushtuar kulturës dhe kinemasë sllovene.























