Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg
BKT
Lajme

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg

RTKlive

Sot, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin R.G. mashkull nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 1 (një) vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, i KPRK-së.

I arrestuari R.G. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

"Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve", njofton Policia.

 


MË SHUME NGA Lajme