Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë
BKT
Lajme

Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë

A.B/RTKLive

Është gjetur pa shenja jete një i mitur në fshatin Palabardh të Gjakovës.

Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi e cila tha se është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

"Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person(mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç'rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti "Hetim i vdekjes", tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme