RTK sot do të transmetojë dokumentarin `Dilemat e të Rinjve
RTKlive
Sot në Radio Televizionin e Kosovës do të shfaqet dokumentari “Dilemat e të Rinjve” (pjesa e parë), i realizuar nga ekipi i RTK-së.
Në dokumentar do të flasin të rinj nga Kosova dhe Mali i Zi për mënyrën se si e shohin të ardhmen e tyre. Po ashtu, për çështjet demografike flasin edhe ekspertë dhe zyrtarë.
Dokumentari trajton një brez të ri që po përballet me dilemën më të vështirë: të ikë apo të qëndrojë në vendet e veta, në këtë rast në Kosovë dhe Mal të Zi.
Dokumentari do të transmetohet të enjten, më 25 qershor, me fillim nga ora 20:10 në RTK.
Ky dokumentar është bashkëprodhim i RTK dhe RTCG nën drejtimin e producentit ekzekutiv Mumin Jashari, gazetareve Valdete Osmani e Envera Dukaj dhe redaktorit Senad Gilaj. Ky projekt televiziv është mbështetur nga Bashkimi Evropian, përmes programit 'Innovation.Media.Minds' të zbatuar nga Goethe dhe DW Akademie.























