16:28 / 26.06.2026
FSK:QSU përmbyll vlerësimin praktik `Qielli i Shqiponjave 2026`
A.B|RTKlive
Forca e Sigurisë së Kosovës, njofton se Qendra për Studime Universitare( QSU) ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, “Qielli i Shqiponjave 2026”.
Gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke zbatuar në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.
"Vlerësimi përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive dhe vendimmarrjen në kushte dinamike, duke forcuar aftësitë udhëheqëse, disiplinën dhe frymën ekipore të kadetëve", njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.























