22:07 / 26.06.2026
Digjet një objekt në Vragoli
Medina Pasoma / RTKlive
Është përfshirë nga zjarri një objekt sot në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka konfirmuar për RTKlive se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
‘Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lënduar’’, ka thënë ajo.























