22:12 / 26.06.2026
Dugolli takon kongresistin amerikan Baumgartner, flasin për partneritetin
Medina Pasoma / RTKlive
Ambasadori i Kosovës në Washington DC, Ilir Dugolli ka takuar kongresistin amerikan Michael Baumgartner.
Sipas njoftimit takimi u shoqërua me debat për marrëdhëniet e Kosovës me shtetin amerikan si dhe zhvillimet e fundit në rajon.
“Ambasadori Dugolli kishte nderin të takohej me kongresistin Michael Baumgartner për një diskutim thelbësor mbi marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe zhvillimet në rajon”, ka shkruar në facebook kjo Ambasadë.























