22:44 / 26.06.2026
Drejtoria e Arsimit n`Prishtinë lejon prezantim të botimeve nëpër shkolla
Medina Pasoma / RTKlive
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë i ka kërkuar shkollave që t’u mundësojnë shtëpive botuese të licencuara nga MASh prezantimin e botimeve të tyre në ambientet e shkollës.
“Qëllimi është që mësimdhënësit dhe aktivet profesionale të njihen nga afër me tekstet shkollore, përmbajtjen dhe qasjen metodike të tyre, në mënyrë që procesi i përzgjedhjes të jetë sa më transparent, profesional dhe i bazuar në vlerësim”, thuhetnë njoftim.
Sipas tyre, prezantimet kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë vendim për përzgjedhjen e teksteve.























