Haziri: Bashkëpunimi për procese politike e normalizon Republikën
RTKlive
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova nuk mund të dalë nga kriza, po që se partia e parë “nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit”. Në një shkrim në Facebook, Haziri ka thënë se “veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën”.
'Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën. Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra. Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës!. Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës. Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese. Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në! Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike! Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj!", ka shkruar ai në "Facebook".























