Haxhiu priti Komisioneren parlamentare për FSK-në, Remzije Zeqiraj
BKT
Lajme

Haxhiu priti Komisioneren parlamentare për FSK-në, Remzije Zeqiraj

V.Th / RTKLive

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të mërkurën në takim Komisioneren parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Remzije Zeqiraj.

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit u diskutua për punën dhe rolin mbikëqyrës të Komisionit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të mekanizmave të mbikëqyrjes.

Haxhiu dhe Zeqiraj riafirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me synim mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, interesave dhe mirëqenies së personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme