Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë
BKT
Gjykata Speciale

Avokati i Thaçit e vë në dyshim drejtësinë në Hagë

Sh.Ç/RTKlive

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Misetic, ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e Dhomave të Specializuara, pasi, sipas tij, Paneli i Apelit ka miratuar edhe një tjetër apel të Prokurorisë në një nga çështjet që lidhen me Hashim Thaçin.

Në një postim në rrjetin X, Misetic shkroi se "Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë".

Ai publikoi edhe bilancin e apeleve në dy çështjet.

"Apelet e Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses). Apelet e Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)", ka shkruar ai.

Misetic tha se pas përfundimit të mandatit të Dhomave të Specializuara, kjo gjykatë duhet t'i nënshtrohet një vlerësimi.

"Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t'i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit", ka shkusr ai.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale