Aktgjykimi për rastin e ish-krerëve të UÇK-së shtyhet për 16 shtator
BKT
Gjykata Speciale

Aktgjykimi për rastin e ish-krerëve të UÇK-së shtyhet për 16 shtator

Donika Sherifi/RTK

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se kanë shtyrë përsëri afatin për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, më 16 shtator në orën 10:00.

Trupi Gjykues shpjegoi se, në përputhje me Rregulloren, kishte vlerësuar se zgjatja e mëtejshme e afatit ishte absolutisht e domosdoshme për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe sasisë së provave që duhet të shqyrtohen.

Trupi Gjykues ka marrë dëshmi dhe prova nga rreth 270 dëshmitarë (me gojë dhe me shkrim), ka pranuar 5,467 prova materiale dhe transkripti i gjykimit përmban 29,238 faqe.

Trupi Gjykues vlerësoi se kjo zgjatje e afatit përligjet nga nevoja për të garantuar një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të provave, si edhe nga detyrimi për të dhënë një arsyetim me shkrim që i pasqyron me saktësi ato prova.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale