Serbia arreston Osman Selmanin, e dërgojnë në Beograd
BKT
Lajme

Serbia arreston Osman Selmanin, e dërgojnë në Beograd

Fazli Veliu /RTK

Osman Selmani, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më pas është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Selmani aktualisht po mbahet nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte. Familjarët e tij i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe të pavërteta.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës... Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë”, thuhet në reagimin e familjes.


MË SHUME NGA Lajme