Gërvalla vlerëson kontributin e ish-punëtorëve të RTP-së
BKT
Foto: Arbana Hajredinaj / RTK
Në Fokus

Gërvalla vlerëson kontributin e ish-punëtorëve të RTP-së

RTKLive

Janë bërë 36 vjet nga okupimi i Radiotelevizionit të Prishtinës.

Më 5 korrik të vitit 1990, forcat serbe ndaluan transmetimin e Radiotelevizionet të Prishtinës, RTP.

Ky medium asokohe ishte radiotelevizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, gjatë një takimi me ish-punëtorët e Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), vlerësoi kontributin e tyre në ruajtjen e frymës së rezistencës dhe të informimit në periudhat më të vështira.

Gërvalla tha se ish-punëtorët e RTP-së bartën te gjeneratat e reja frymën e rezistencës, duke theksuar se edhe vetë, si fëmijë i një ish-punëtori të RTP-së, e ka përjetuar nga afër pasojën e mbylljes së institucionit.

“Rezistencën e keni bartur ju te gjenerata ime dhe te gjeneratat e reja. Si fëmijë i një ish-punëtori të RTP-së, kjo ka qenë një traumë që e kemi përjetuar jashtëzakonisht shumë. Ka qenë një plagë e rëndë për familjet tuaja, për njerëzit që ju kanë rrethuar dhe për të gjithë ata që e kanë përkrahur Radio Televizionin e Prishtinës”, tha Gërvalla.

Ai nënvizoi se kontributi i ish-punëtorëve të RTP-së mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së transmetuesit publik dhe e përpjekjeve për ruajtjen e informimit profesional në Kosovë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Në Fokus