Festivali Ndërkombëtar “Newborn Kosova” rikthehet nesër në Podujevë
Sh.G|RTKlive
Podujeva do të jetë sërish nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar “Newborn Kosova”, i cili do të mbahet nesër, duke sjellë atmosferë festive dhe një mozaik kulturash nga vende të ndryshme të botës.
Edicioni i sivjetmë do të bëjë bashkë ansamble folklorike nga Bullgaria, Kosta Rika, Holanda dhe Greqia, të cilat do të prezantojnë vallet, muzikën dhe traditat e vendeve të tyre para publikut llapjan, njofton Komuna e Podujevës.
Aktivitetet do të nisin në ora 17:00 me defilenë e ansambleve në Sheshin “Katër Dëshmorët”, ndërsa nga ora 20:00 do të mbahet programi artistik, ku pjesëmarrësit do të shfaqin performancat e tyre tradicionale.
Festivali synon të promovojë shkëmbimin kulturor dhe të forcojë lidhjet ndërmjet popujve përmes artit dhe folklorit, duke i ofruar publikut një mbrëmje me ngjyra, ritme dhe tradita nga kultura të ndryshme.























