15:08 / 07.07.2026
Drita nis sonte aventurën në Champions, sfidon Zalgirisin
F.B/RTKLive
Kampionia e Kosovës, Drita, e nis sonte rrugëtimin në edicionin 2026/27 të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Gjilani do të përballet me kampionen e Lituanisë, Zalgiris, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të garës më prestigjioze evropiane për klube.
Drita synon të marrë një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë në Kaunas, për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit para tifozëve të saj dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën për avancim në raundin e dytë.
Ndeshja zhvillohet në Kaunas dhe pritet të nisë në orën 18:00 sipas kohës së Kosovës.























