IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera për kriptovaluta e këmbimore
BKT
Lajme

IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera për kriptovaluta e këmbimore

Medina Pasoma / RTKlive

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka mbyllur gjashtë biznese dhe ka gjobitur gjashtë të tjerë, në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve.

Inspektimet janë zhvilluar në komunat e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit, Podujevës, Rahovecit dhe Suharekës, me qëllim të verifikimit të përmbushjes së kërkesave ligjore për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

“Gjatë ditës së parë të aksionit janë inspektuar 16 biznese, ku ndaj 6 subjekteve është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë për shkak të mungesës së dokumentacionit të detyrueshëm, kryesisht mungesës së pëlqimit për përmbushjen e kushteve minimale teknike, si dhe ndaj 6 bizneseve tjera janë shqiptuar gjoba për mungesën e dokumentacionit ligjor”, njofton MINTI.

IQMT ka njoftuar se do të inspektojë mbi 268 biznese të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme