Ballkani barazon në Uells, kualifikimi vendoset në Kosovë
BKT
Sport

Ballkani barazon në Uells, kualifikimi vendoset në Kosovë

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 21:30) - Ballkani ka marrë barazim pa gola në ndeshjen e parë ndaj Connah’s Quay në kuadër të kualifikimeve për Conference League.

Skuadra kosovare nuk ka arritur të shënojë në stadiumin “Llanelian Road” në Uells, ku skuadra vendase po i zhvillon ndeshjet si nikoqire në një stadium tjetër, ndërsa gjithçka për sa i përket kualifikimit do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Kosovë.

Ndeshja ka qenë e luftuar dhe kryesisht është zhvilluar në mesfushë, me të dyja skuadrat që kanë pasur vështirësi për të krijuar raste të shumta shënimi.

Ballkani ka qenë skuadra që ka pasur më shumë kontroll të lojës, sidomos sa i përket posedimit të topit. 

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, pavarësisht përpjekjeve të Ballkanit për të gjetur hapësira në mbrojtjen e skuadrës uellsiane.

Në dyzet e pesë minutat e para, skuadra nga Suhareka ka qenë më kërkuese dhe e ka mbajtur kontrollin e topit, por nuk ka arritur të konkretizojë.

Në pjesën e dytë, rrjedha e lojës ka mbetur e ngjashme. Ballkani ka vazhduar të ketë më shumë posedim, por Connah’s Quay është mbrojtur mirë dhe ka arritur ta ruajë portën e paprekur.

Me rezultatin 0:0, skuadrat mbeten të barabarta para ndeshjes së kthimit. Tani sa i takon se cili ekip do të kalojë në fazën tjetër do të vendoset në Kosovë.

Ballkani dominon ndaj Connah’s Quay, por pjesa e parë mbyllet pa gola

Skuadra e Ballkanit e ka mbyllur pa gola pjesën e parë të përballjes ndaj Connah’s Quay në kuadër të kualifikimeve për Conference League. Pas dyzet e pesë minutave të para rezultati është 0-0.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin "Llanelian Road", ku skuadra uellsiane po i zhvillon ndeshjet si vendas në një stadium tjetër.

Ballkani ka qenë skuadra më kërkuese në fushë dhe e ka pasur kontrollin e lojës, duke dominuar posedimin e topit. 

Megjithatë, pavarësisht epërsisë në lojë, kampioni kosovar nuk ka arritur ta gjejë rrugën drejt golit në pjesën e parë.

Dy skuadrat tashmë kanë edhe dyzet e pesë minuta të tjera për ta ndryshuar rezultatin.