Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`
BKT
Kulturë

Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

Sh.G|RTKlive

Podujeva ishte nikoqire e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar “Newborn Kosova”, i cili edhe këtë vit e nisi rrugëtimin nga qyteti llapjan.

Në sheshin “Katër Dëshmorët”, ansamblet nga Bullgaria, Holanda, Kosta Rika dhe Greqia sollën një mbrëmje të pasur me folklor, muzikë dhe tradita, duke krijuar një atmosferë festive për qytetarët.

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, theksoi rëndësinë e festivalit në promovimin e kulturës, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjatë aktivitetit, FIDAF Kosova i ndau kryetarit Bulliqi një mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj festivalit, ndërsa ai u ndau mirënjohje ansambleve pjesëmarrëse për kontributin e tyre në pasurimin e jetës kulturore të Podujevës.


MË SHUME NGA Kulturë