MKRS: Licencat garantojnë shërbime cilësore për vizitorët/ VIDEO
BKT
Kulturë

MKRS: Licencat garantojnë shërbime cilësore për vizitorët/ VIDEO

Arbana Hajredinaj / RTK

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë licencat për udhërrëfyesit turistikë që kanë përmbushur kriteret ligjore dhe profesionale, duke shënuar një hap të rëndësishëm në profesionalizimin e sektorit të turizmit.

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në ambientet e Muzeut "Emin Gjiku" në Prishtinë, u ndanë licencat për udhërrëfyesit turistikë që i kanë përmbushur kriteret e parapara ligjore dhe profesionale.

“Këto licenca janë simbol i profesionalizmit, përgjegjësisë e cilësisë së shërbimit që synojmë ta ofrojmë. Qëllimi ynë duhet të jetë i qartë, ta bëjmë Kosovën një destinacion gjithnjë e më të besueshëm ku vizitorët marrin shërbime profesionale e njohuri për kulturën e trashëgiminë tonë autentike” ka thënë Saranda Bogujevci, ministre e MKRS.

Ndërkaq, përfituesit e licencave u shprehën se certifikimi i tyre përbën një motiv shtesë për të ofruar shërbime profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e turizmit në vend.

“Shumë mirë, është privilegj me përfaqësu Kosovën si guidë edhe më shumë tash që edhe jemi licencua nga Ministria e Turizmit”, ka thënë Naile Cekaj, udhërrëfyese.

Ceremonia u përmbyll me ndarjen simbolike të licencave, të cilat u japin udhërrëfyesve të drejtën për ta ushtruar profesionin në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.


MË SHUME NGA Kulturë