Jannik Sinner mbron titullin në Wimbledon
BKT
Sport

Jannik Sinner mbron titullin në Wimbledon

Uran Krasniqi/RTKLive

Tenisti italian Jannik Sinner ka fituar për të dytin vit radhazi turneun prestigjioz të Wimbledon, pasi në finale e ka mposhtur gjermanin Alexander Zverev me rezultat 6-7 (7), 7-6 (2), 6-3 dhe 6-4.

Me këtë triumf, njëzet e katër vjeçari e ka siguruar titullin e tij të parë Grand Slam për vitin 2026 dhe të pestin në karrierë.

Finalja ka nisur me shumë rivalitet, ndërsa Zverev e ka fituar setin e parë pas një "tie-break"-u të luftuar. Megjithatë, Sinner ka reaguar menjëherë duke barazuar rezultatin me fitimin e setit të dytë, gjithashtu në "tie-break".

Nga seti i tretë e tutje, italiani e ka marrë kontrollin e ndeshjes. Një moment vendimtar ka ardhur kur Zverev ka rrëshqitur gjatë një pike dhe është ankuar për dhimbje në gju. Sinner ka kaluar menjëherë në anën tjetër të fushës për ta ndihmuar kundërshtarin të ngrihej, duke treguar një gjest të bukur sportiv.

Edhe pse Zverev e ka vazhduar lojën, ai nuk ka arritur ta ruajë ritmin e fillimit dhe Sinner e ka shfrytëzuar këtë për të fituar dy setet e fundit dhe për ta mbrojtur titullin.

Italiani vazhdon dominimin ndaj gjermanit, duke regjistruar fitoren e tij të dhjetë radhazi në përballjet mes tyre.

Sinner kishte hyrë në Wimbledon pas zhgënjimeve në Australian Open dhe Roland Garros.