Kryetari i Aleancës takohet me ambasadoren izraelite në Kosovë
BKT
Lajme

Kryetari i Aleancës takohet me ambasadoren izraelite në Kosovë

A.B/RTKLive

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e Aleancës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të cilën ka zhvilluar një takim kushtuar zhvillimeve aktuale dhe mundësive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Përmes një njoftimi, Gjini ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në frymë të ngrohtë dhe miqësore, duke theksuar rëndësinë e raporteve bilaterale mes dy vendeve.

"Në zyrat e Aleancës patëm kënaqësinë të mirëpresim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamara Ziv. Zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve tona bilaterale. Marrëdhëniet me shtetin e Izraelit janë të një rëndësie të veçantë e strategjike për ne. Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe të përkushtuar për të thelluar këtë partneritet në fusha me interes të përbashkët", ka shkruar Gjini në Facebook".


MË SHUME NGA Lajme