10:09 / 14.07.2026
Galeria Kombëtare e Kosovës rikthehet me ekspozitë të re
Sh.G|RTKlive
Pas një viti, Galeria Kombëtare e Kosovës ka rihapur dyert për publikun, duke shënuar një moment të rëndësishëm për jetën kulturore në vend.
Ceremonia e rihapjes mblodhi artistë, dashamirës të artit, përfaqësues institucionesh dhe vizitorë të shumtë, të cilët me praninë e tyre i dhanë një atmosferë të veçantë këtij momenti të shumëpritur.
Sipas Galerisë Kombëtare të Kosovës, rikthimi i aktivitetit u shoqërua me energji dhe entuziazëm, duke e bërë rihapjen edhe më domethënëse përmes pjesëmarrjes së publikut.
Me këtë rast u hap edhe ekspozita “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, e cila do të jetë e hapur për vizitorët deri më 26 gusht 2026, duke ofruar një përvojë artistike për të gjithë të interesuarit.























