Zejnulla Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
BKT
Lajme

Zejnulla Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Visar Shatrolli /RTK

Zejnulla Gashi edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në një ceremoni të pranimit dhe dorëzimit të detyrës.

Gashi e pranoi zyrtarisht funksionin e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i deritanishëm i kësaj detyre, Agron Qalaj.

Me këtë ceremoni u shënua edhe zyrtarisht kalimi i përgjegjësive dhe fillimi i mandatit të Gashit në krye të Prokurorit të Shtetit.


MË SHUME NGA Lajme