Thaçi intervistohet nga Prokuroria për rastin e shpronësimeve në Shipitullë
BKT
Lajme

Thaçi intervistohet nga Prokuroria për rastin e shpronësimeve në Shipitullë

V. Saraçi /RTK

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, është intervistuar në Prokurorinë Speciale, në cilësinë e të pandehurit, konfirmoi zëdhënësja e kësaj prokurorie, Arbrona Luta.

Hetimet sipas Prokurorisë po kryhen në rastin që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Ushtrim ndikimi".

“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Ushtrim ndikimi"”, ka thënë Luta.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, pas intervistimit, tha se ishte aty në cilësinë e dëshmitarit në hetimet për shpronësimet në Shipitullë, derisa shtoi se nuk do t’u nënshtrohet presioneve.


MË SHUME NGA Lajme