PrizrenFest për herë të pestë mirëpret artdashësit në Prizren
BKT
Foto: Enis Tabak
Kulturë

PrizrenFest për herë të pestë mirëpret artdashësit në Prizren

Enis Tabak /RTK

Në Prizren, këtë vit do të organizohet për herë të pestë Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur – PrizrenFest, i cili do të mirëpresë artdashësit nga data 21 deri më 27 korrik 2026.

Me karakter ndërkombëtar, PrizrenFest gjatë një jave do ta shndërrojë qytetin në një pikë takimi të artit, përmes shfaqjeve teatrale, aktiviteteve artistike dhe programeve kulturore që do të zhvillohen në hapësira të ndryshme historike të Prizrenit.

Në kuadër të festivalit do të marrin pjesë trupa teatrale dhe artistë nga Kosova, si dhe nga Spanja, Franca, Brazili, Turqia, Italia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut. Programi do të përfshijë gjithashtu punëtori teatrore për fëmijë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Shfaqjet në ambientet e hapura të qytetit, të njohura për atmosferën e tyre historike, pritet të bashkojnë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë me një numër të madh artdashësish. PrizrenFest synon të kontribuojë në identitetin kulturor të qytetit dhe të forcojë më tej pozitën e tij në skenën ndërkombëtare të artit.


MË SHUME NGA Kulturë