Malisheva thyen Vllazninë, kalon në rundin e dytë të Conference League
BKT
Sport

Malisheva thyen Vllazninë, kalon në rundin e dytë të Conference League

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 18:24)-Malisheva ka siguruar kualifikimin në rundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, pasi ka triumfuar bindshëm ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 5-0 në ndeshjen e kthimit.

Skuadra kosovare kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 6-2, pas humbjes 2-1 në sfidën e parë të zhvilluar në Shkodër.

Malisheva zhvilloi një paraqitje fantastike në Kampin Nacional në Hajvali, duke qenë dukshëm skuadra më e mirë në fushë. Të besuarit e Tomas Brdariç kontrolluan lojën, krijuan raste të shumta dhe realizuan pesë gola ndaj skuadrës shkodrane.

Kreshnik Uka zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-të, duke kaluar Malishevën në epërsi, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë, Ibishi shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, Malisheva vazhdoi me ritëm të lartë dhe kërkoi golat e kualifikimit. Uka ishte sërish protagonist në minutën e 52-të, duke realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për ekipin vendas.

Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 57-të, Veliu shënoi për 4-0, ndërsa rezultatin përfundimtar 5-0 e vulosi Dulaj në minutën e 89-të.

Me këtë fitore të thellë, Malisheva eliminon Vllazninë dhe vazhdon rrugëtimin historik në garat evropiane, duke siguruar një vend në rundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Nuk ndalet Malisheva, realizon edhe Veliu

(E përditësuar, 17:51)-Malisheva nuk ka të ndalur në duel me Vllazninë.

Malisheva dhe Vallzania po luajnë në Kampin Nacional në Hajvali, në ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues të Conference League, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Është Veliu, i cili në minutën e 57-të shënoi për epërsinë e Malishevës në 4-0.

Malisheva përmbys Vllazninë, sërish shënon Uka

(E përditësuar, 17:46)-Malisheva është afër të sigurojë kualifikimin në rundin tjetër të Conference League, pasi ka ngritur epërsinë në 3-0, në duel me Vllazninë.

Malisheva dhe Vallzania po luajnë në Kampin Nacional në Hajvali, në ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues të Conference League, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Malisheva furishëm e nisi edhe fraksionin e dytë dhe përmes Kreshnik Ukës realizoi edhe golin e tretë në minutën e 52-të.

Mbyllet pjesa e parë, Malisheva dyfishon epërsinë ndaj Vllaznisë

(E përditësuar, 17:21)-Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së kthimit të rundit të parë kualifikues të Conference League, me Malishevën që udhëheq 2-0 ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

Takimi, që po zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK, ka sjellë një paraqitje të mirë të skuadrës sonë, e cila ishte më kërkuese në fazën sulmuese dhe krijoi rastet më të rrezikshme.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 34-të, kur Kreshnik Uka shfrytëzoi një rast të mirë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën te vendasit, derisa për rezultatin 2-0, në finish të kësaj pjesëlojë u përkujdes Ibishi (45+2’).

Malisheva e mbylli 45-minutëshin e parë me avantazh mjaft të mirë dhe është në rrugë të mirë që të sigurojë kalimin në rundin tjetër të kësaj ligë evropiane.

Uka shënon, Malisheva në epërsi ndaj Vllaznisë

(E përditësuar, 17:08)-Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

Malisheva dhe Vallzania po luajnë në Kampin Nacional në Hajvali, në ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues të Conference League, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Është sulmuesi Kreshnik Uka, i cili në minutën e 34-të zhbllokojë lojën duke kaluar skuadrën tonë në epërsi prej 1-0.

Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e Vllaznisë, me rezultat 2-1.

Nis ndeshja Malisheva–Vllaznia, drejtpërdrejt në RTK

Ka nisur dueli mes Malishevës dhe Vllaznisë së Shkodrës.

Malisheva dhe Vallzania po luajnë në Kampin Nacional në Hajvali, në ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues të Conference League, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Skuadra shkodrane vjen në këtë duel me epërsinë e fitores 2-1 nga ndeshja e parë, e zhvilluar një javë më parë në stadiumin "Loro Boriçi".

Malisheva synon të përmbysë disavantazhin dhe të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë, ndonëse përballë do të ketë një kundërshtar cilësor dhe me përvojë në garat evropiane.