Në Gjeoportal publikohen kufijtë e Qendrës Historike
Sh.G|RTKlive
Kufijtë zyrtarë të perimetrit dhe zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës tashmë janMKTurizmit, institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Sipas njoftimit nga Ministria e Kulturës, ky veprim përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore, duke mundësuar që kufijtë zyrtarë të zonës së mbrojtur të jenë të aksesueshëm për institucionet dhe publikun.
Qendra Historike e Prishtinës, e regjistruar si aset i trashëgimisë kulturore në fushën e konservimit arkitekturor me numër unik 4790, është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme që nga viti 2020. Statusi i saj është konfirmuar fillimisht me Vendimin nr. 129/2020 dhe së fundmi me Vendimin nr. 117/2025, të datës 10 tetor 2025.
Ministria thekson se publikimi i kufijve në Gjeoportal mbështet zbatimin e parimit të konservimit të integruar, sipas të cilit trashëgimia kulturore trajtohet si pjesë e planifikimit hapësinor, zhvillimit urban dhe proceseve të vendimmarrjes.
Sipas njoftimit, kjo qasje pritet të përmirësojë koordinimin ndërinstitucional, të mundësojë planifikim më të përgjegjshëm dhe të forcojë mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.
MKT ka bërë të ditur se procesi i publikimit të kufijve të perimetrit dhe zonave mbrojtëse do të vazhdojë edhe për asetet e tjera të trashëgimisë kulturore në Kosovë.























