Pitch It Competition prezanton projektet e animacionit në Anibar
BKT
Kulturë

Pitch It Competition prezanton projektet e animacionit në Anibar

Sh.G|RTKlive

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, sot në Kino “Jusuf Gërvalla” në Pejë u mbajt Pitch It Competition, platformë e dedikuar për prezantimin dhe zhvillimin e projekteve të animacionit.

Gjatë aktivitetit u prezantuan pesë projekte të autorëve vendorë:

The Song of the Goat – Antik Doli

Crow Funeral – Durim Klaiqi

Gjith Ktu – Hana Kasemi

Through the Cracks – Jeta Sokoli

Moshi – Sado Musić

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Qendra Kinematografike e Kosovës do të ndajë tri çmime për tri nga projektet pjesëmarrëse. Fituesit do të shpallen nesër në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila, pas prezantimeve, zhvilloi një takim me animatorë dhe profesionistë të fushës. Diskutimi u përqendrua në zhvillimin e animacionit në Kosovë, sfidat dhe mundësitë e sektorit, si dhe rëndësinë e krijimit të një ekosistemi që mbështet bashkëpunimin, zhvillimin profesional dhe fuqizimin e komunitetit të animatorëve.

Përmes këtij partneriteti, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Anibar synojnë të mbështesin talentet e reja, të inkurajojnë zhvillimin e projekteve cilësore dhe të kontribuojnë në avancimin e industrisë së animacionit në Kosovë.


MË SHUME NGA Kulturë