Zeqiri: Afati deri më 7 gusht po afrohet, pa marrëveshje politike
BKT
Lajme

Zeqiri: Afati deri më 7 gusht po afrohet, pa marrëveshje politike

Sh.Gashi|RTKlive

Pas një pauze emisioni Prime u rikthye me një debat mbi zhvillimet më të rëndësishme politike në vend. Në qendër të diskutimit ishin sfidat për krijimin e institucioneve të reja, afati për konstituimin e Kuvendit, kriza brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe skenarët politikë për tejkalimin e ngërçit institucional.

Sadik Zeqiri, analist ka folur për situatën pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet subjekteve politike për krijimin e institucioneve të reja.

“Tashmë është bërë certifikimi i rezultateve, janë shpallur fituesit, kandidatët për deputetë. Kemi një afat deri më 7 gusht që të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, sepse në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thotë që 30 ditë pas certifikimit të rezultateve duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Duket që nuk ka asnjë angazhim të subjekteve politike përpos asaj ditës së parë dhe të dytë që është takuar lideri i Vetëvendosjes me partitë e tjera opozitare që janë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më pas është ndërprerë dhe nuk kemi asnjë afërsi ose asnjë bashkëpunim me subjektet politike për të krijuar institucionet e vendit”, tha Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se zgjidhja është dashur të kërkohej menjëherë pas certifikimit të rezultateve dhe se koha e mbetur deri në afatin kushtetues është e kufizuar.

“Po, unë po besoj që nuk ka arsye, sepse është dashur që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mos kemi këtë kohë 30 ditëshe, sepse Gjykata e ka dhënë që brenda kësaj afatit 30 ditor të gjendet një zgjidhje. Dhe ne kemi një parti politike që ka fituar 53 deputetë dhe kemi një pjesë të partive minoritare që e bëjnë numrin e mjaftueshëm për të krijuar Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës, ndërsa për presidentin nuk ka numra. Dhe është dashur që brenda këtyre 30 ditëve, ose brenda 10 ditëve të para të ketë marrëveshja për krijimin e institucioneve është dashur të gjendet qysh në ditën e parë pas certifikimit të rezultateve”, tha Zeqiri.

Duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje mes partive politike, Zeqiri ka përmendur edhe situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tërheqjen e saj nga bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nëse kemi një arsye, të presim të certifikohen rezultatet. Dhe tashmë janë certifikuar dhe tashmë nuk kemi asnjë bisedim. Dihet që Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka qenë e vetofruar ndoshta nga kryetari i saj zoti Abdixhiku që të jetë pjesë e qeverisë, por që situata brenda saj ka bërë që edhe ajo tashmë të tërhiqet nga bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosja”, tha Zeqiri.

 


MË SHUME NGA Lajme