Luzha: Presidenti duhej zgjidhur përmes një procesi konsensual
BKT
Lajme

Luzha: Presidenti duhej zgjidhur përmes një procesi konsensual

Sh.Gashi|RTKlive

Analistja Besa Luzha, e ftuar sonte në emisionin Prime në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka komentuar procesin e krijimit të institucioneve të reja dhe debatet politike për bashkëqeverisje ndërmjet subjekteve politike.

Luzha ka thënë se qasja ndaj krijimit të institucioneve ka qenë e gabuar që nga fillimi, duke vlerësuar se nëse partitë kanë mbajtur qëndrimet e shprehura gjatë fushatës për të mos bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë nuk është dashur të hapet procesi për ndarjen e pushtetit.

“Gabim prej fillimit në qasje, sepse nëse subjektet kanë qëndruar në atë që kanë thënë gjatë fushatës edhe herën e kaluar që për shembull nuk duan të bashkëqeverisin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe duan ta lënë atë që të vazhdojë të tregohet se iku, shpesh është përmendur që nuk po ka dëshirë me qeverisë, e po i shtyn me qëllim do të thotë disa vendime të rëndësishme, po gjen alibi dhe ka qenë i përmendur apo dhe i diskutuar ose i nënkuptuar një pozicion i të gjitha subjekteve që nuk është mirë që ne të bashkëqeverisim, duhet ta lëmë Lëvizjen Vetëvendosje të qeverisë vetë me që i ka numrat” , tha Luzha.

Për çështjen e presidentit, Luzha ka thënë se ekzistonte një rrugë tjetër, përmes një procesi që do të çonte në zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Ajo tha se do të mund të negociohej nëse nuk duan me të vërtetë me qeverisë, por duan me e ndihmu vendin me pas një president, ka qenë rruga tjetër të cilën ne e kemi përmendur disa herë, e që nëse të gjithë janë të dakorduar për një president konsensual që nuk është nga partitë politike, atëherë nuk ka pasur nevojë që të negociohet në mes të partive.


MË SHUME NGA Lajme