Pas zjarrit në deponë e mbeturinave në Sverkë, ndërhyjnë ekipet e FSK-së
Medina Pasoma / RTKlive
Ekipet e Forcës së Sigurisë se Kosovës kanë ndërhyrë në fshatin Sverkë të Pejës, pas shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit me përmasa të mëdha në deponinë e mbeturinave.
“Pas analizës përkatëse, me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë mobilizuar dhe kanë zbarkuar në terren njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare me kapacitetet e saja për intervenim në këtë situatë. Operacioni ka filluar menjëherë me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit, parandalimin e ndotjes toksike mjedisore dhe evitimin e efekteve zingjirore ndaj shëndetit publik të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
FSK njofton se po punohet në koordinim të ngushtë me autoritetet qendrore, lokale, shërbimet e emergjencave civile dhe popullatën lokale për të kthyer situatën në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme.























