Bogujevci priti organizatorët e `Xhade Fest`
BKT
Kulturë

Bogujevci priti organizatorët e `Xhade Fest`

K. K. / RTKlive

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren në detyrë të këtij institucioni, Nora Arapi Krasniqi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “LIVRIT” nga Presheva, Ajxhan Esatin dhe Art Veliun, organizatorë të festivalit “Xhade Fest”.

Gjatë takimit u diskutua për edicionin e sivjetmë të festivalit dhe përgatitjet për organizimin e tij. “Xhade Fest”, i cili organizohet tash e katër vite në Preshevë, sjell artistë nga rajoni përmes muzikës, shfaqjeve teatrale, punëtorive dhe paneleve, duke krijuar një hapësirë për promovimin e artit, kulturës dhe bashkëpunimit kulturor.

Ministrja Bogujevci vlerësoi angazhimin e organizatorëve në zhvillimin e një ngjarjeje që përmes kulturës i jep zë skenës artistike të Preshevës dhe krijon ura lidhëse mes artistëve dhe komuniteteve të rajonit.

Edicioni i sivjetmë i “Xhade Fest” ka nisur sot në Preshevë dhe do të vazhdojë deri më 25 korrik, me një program të pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike.


MË SHUME NGA Kulturë