Zbulohet pllaka përkujtimore kushtuar viktimave të aksidentit në Kroaci
BKT
Lajme

Zbulohet pllaka përkujtimore kushtuar viktimave të aksidentit në Kroaci

A.B/RTKLive

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm, Genc Metaj, morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të ndodhur me 25.07.2021, në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, në bashkëpunim me institucionet e Kroacisë dhe bashkëatdhetarët tanë, përveç delegacioneve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Kroacisë, të pranishëm ishin edhe familjarë të viktimave të aksidentit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Metaj, në fjalën e tij shprehu mirënjohjen e tij të thellë për Republikën e Kroacisë, institucionet e saj të sigurisë, ekipet emergjente dhe të gjitha palët që kontribuan me profesionalizëm dhe përkushtim në menaxhimin e aksidentit tragjik në të cilin humbën jetën 10 persona. 

Sekretari Metaj shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, duke theksuar se dhimbja e tyre mbetet një humbje e përbashkët.

Ai  po ashtu nënvizoi se vendosja e kësaj pllake përkujtimore nuk është vetëm një akt nderimi për jetët e humbura, por edhe një kujtesë e përhershme për rëndësinë e mbrojtjes së jetës dhe shëndetit, si dhe një thirrje për përgjegjësi dhe kujdes të shtuar, me qëllim që tragjedi të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.


MË SHUME NGA Lajme