15:59 / 24.07.2026
Gashi e Hoxhaj diskutojnë avancimin e sigurisë së informacionit
V.Th / RTKLive
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), Emin Hoxhaj, i cili, me këtë rast e uroi Kryeprokurorin Gashi për detyrën e re.
Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishte forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimi i standardeve institucionale për mbrojtjen e sigurisë së informacionit të klasifikuar, ka njoftuar Prokuroria.























