10:31 / 27.07.2026
Tjetër delegim për gjyqtarët tanë në garat evropiane!
RTKLive
UEFA i ka besuar gjyqtarit tonë ndërkombëtar Visar Kastrati drejtimin e një tjetër ndeshjeje, në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet SK Rapid dhe FC Santa Coloma, e cila zhvillohet më 29 korrik në Weststadion, Vjenë, me fillim nga ora 20:30.
Ai do të asistohet nga Lumturije Muhadri dhe Bajram Kabashi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica.
Ky delegim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi të besimit të vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare, njofton FFK.























