Dyshohen se ekzekutuan 23 civilë shqiptarë në luftë, arrestohen dy persona
M.Sh/RTKLive
Dy persona janë arrestuar të hënën mbrëma nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, në një rast që lidhet me vrasjen e 23 civilëve shqiptarë në prill të vitit 1999.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimet janë kryer si rezultat i veprimeve hetimore të zhvilluara nga autoritetet kompetente. Të dyshuarit, dy perona dyshohet se kanë kryer krime ndaj popullatës civile në Zubin Potok gjatë luftës.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Sipas raportimeve të mediave vendore, të arrestuarit janë M.J., 80 vjeç, dhe M.B., 65 vjeç, të cilët bazuar në hetimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me 19 prillit 1999, kishin plaçkitur me më pas ekzekutuar 23 civilë shqiptarë që po lëviznin në drejtim të Malit të Zi.
Trupat e viktimave dyshohet se u varrosën në një lokacion pranë lumit në Kalludër të Vogël. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.























