Liverpooli s’heq dorë nga Barcola, PSG kërkon 145 milionë funte
BKT
Sport

Liverpooli s’heq dorë nga Barcola, PSG kërkon 145 milionë funte

F.B/RTKLive

Liverpooli do të duhet të thyejë rekordin e transferimeve të klubit nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e Bradley Barcolas gjatë kësaj vere.

Sipas mediave angleze, Paris Saint-Germain kërkon plot 145 milionë funte për sulmuesin francez, i cili është shndërruar në objektivin kryesor të "The Reds" pas largimit të Mohamed Salah.

Skuadra nga "Anfield" tashmë ka përforcuar repartin ofensiv me transferimin e Victor Munoz nga Osasuna për 34 milionë funte, por trajneri Andoni Iraola dëshiron edhe një emër të madh për ta zëvendësuar Salahun.

Raportimet bëjnë të ditur se Barcola është i hapur për një transferim në Liverpool dhe e ka vendosur klubin anglez si prioritet në rast se largohet nga PSG gjatë afatit kalimtar të verës.

Liverpooli thuhet se është tërhequr nga gara për talentin Yan Diomande të RB Leipzigut, duke e përqendruar gjithë vëmendjen te 23-vjeçari francez.

Barcola ka zhvilluar 152 ndeshje me fanellën e PSG-së, duke regjistruar 39 gola dhe 37 asistime. Ai është bërë gjithashtu një nga lojtarët e rëndësishëm të kombëtares së Francës, ku aktivizohet përkrah yjeve si Ousmane Dembélé, Kylian Mbappé dhe Hugo Ekitike.

Në Kupën e Botës 2026, Barcola realizoi tre gola, duke konfirmuar formën e tij të mirë edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas të njëjtave burime, Liverpooli ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me futbollistin, ndërsa pengesa kryesore mbetet kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Drejtuesit e klubit anglez pritet të vazhdojnë negociatat në përpjekje për të ulur çmimin prej 145 milionë funtesh.