Ekspozita “Polifonia e Dritës” e Ferid Morinës prezantohet në Etno Fest
BKT
Kulturë

Ekspozita “Polifonia e Dritës” e Ferid Morinës prezantohet në Etno Fest

Sh.G|RTKlive

Në kuadër të programit artistik të Etno Fest, publiku do të ketë mundësinë të vizitojë ekspozitën “Polifonia e Dritës” të artistit Ferid Morina, një ekspozitë që sjell një dialog të veçantë mes ngjyrës, formës, harmonisë dhe kujtesës.

Përmes një gjuhe vizuale të frymëzuar nga kubizmi, ekspresionizmi dhe impresionizmi, veprat e Morinës ndërtojnë një univers artistik ku format arkitektonike, ritmet urbane, drita dhe ngjyrat ndërthuren në një përvojë të pasur estetike.

Ekspozita fton vizitorët të eksplorojnë mënyrën se si arti mund të ndërtojë ura mes kujtesës, hapësirës dhe perceptimit, duke ofruar një interpretim bashkëkohor të peizazheve dhe strukturave që formësojnë përditshmërinë.

“Polifonia e Dritës” është pjesë e programit të sivjetmë të Etno Fest, i cili vazhdon të promovojë krijimtarinë artistike dhe dialogun ndërmjet formave të ndryshme të artit, duke i ofruar publikut përvoja të veçanta kulturore.


MË SHUME NGA Kulturë