Zogiani: Po synohet krijimi i një hegjemonie mediale në Kosovë
BKT
Lajme

Zogiani: Po synohet krijimi i një hegjemonie mediale në Kosovë

RTKLive

Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, ka kritikuar gjendjen në sektorin e mediave në Kosovë, duke pretenduar se po zhvillohen fushata që, sipas tij, synojnë krijimin e një homogjeniteti në këtë fushë.

Në një reagim në Facebook, Zogiani tha se synimi është që mediat të veprojnë brenda një kornize të përbashkët dhe të kenë, sipas tij, burime të ngjashme financimi.

“Qëllimi i këtyre fushatave të egra është krijimi i një homogjeniteti në fushën e mediave. Të gjithë duhet të jenë brenda një kornize dhe të kenë pak a shumë një burim financimi. Nga homogjeniteti kalohet në një lloj hegjemonie mediale”, ka shkruar ai.

Sipas Zogianit, objektivi i kësaj qasjeje është “vështirësimi dhe, mundësisht, pamundësimi i qeverisjes së vendit nga fituesi


MË SHUME NGA Lajme