Posta e Kosovës dhe RTK-ja zotohen për thellimin e bashkëpunimit
A.B|RTKLIve
Sot, Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, mirëpriti në një takim Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të TV-RTK-së, Rilind Gërvalla.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe fuqizimin e komunikimit publik, me theks të veçantë në promovimin e aktiviteteve dhe shërbimeve të Postës së Kosovës përmes transmetuesit publik.
Kryeshefja Rraci shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm me RTK-në, duke vlerësuar rolin e saj në informimin e drejtë dhe profesional të publikut. Nga ana e tij, z. Gërvalla shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Në përfundim të takimit, të dyja palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit, me synim informimin sa më cilësor të qytetarëve dhe promovimin e aktiviteteve me interes publik.























